Ku të çoi mushka Bepe Marota ? Te rivali më “i egër”, tek Interi

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Bepe Marota që nga dita e enjte (25 tetor) nuk do të jetë më pjesë e “familjes” së “Zonjës së vjetër”, duke qenë se skadon kontrata e tij. Marota refuzoi që të shkojë të punojë në federatën italiane të futbollit dhe, sipas medias italiane, ai ka pranuar ofertën e Interit. Kështu, duke filluar nga janari i ardhshëm, ai do të punojë në klubin “neroaxur”, ndërkohë që kontrata me presidentin e klubit, Zhang, tanimë është nënshkruar dhe shumë shpejt të gjitha transferimet tek ose nga Interi do të kalojnë në kompetencë të Marotës.
Bepe Marota erdhi te Juventusi para afro tetë vitesh dhe në “epokën” e tij klubi torinez ka fituar shtatë skudeta radhazi dhe ka luajtur dy herë në Ligën e Kampioneve. Interi, ndërkohë, është i vetmi klub në Serinë A që nuk ka drejtor të përgjithshëm, kështu që Morata do të jetë i mirëpritur në mjedisin e ri.
Sfidanti.al