“Old Trafford” nuk i tregon dhëmbët, por shpirtin e bardhë Ronaldos!

Kristiano Ronaldo luajti për herë të dytë në “Old Traffordit”, qëkur ai iku nga Mançester Junajtidi më 2009. Juventusi i tij me gol të shënuar nga Paulo Dibala mundi 1-0 një Junajtid me pak besim në vetëvete, ndërkohë që kthimi i tij (Ronaldos) në “Teatrin e ëndrrave” ngjalli tek ai emocione të forta, sepse pikërisht me bluzën e “djajve të kuq” ai nisi ndërtimin e karrierës së tij.
Publiku në stadium e priti Ronaldon shumë mirë; nuk kishte vërshëllima, me të cilat tifozët anglezë i presin pothuajse të gjithë ekipet kundërshtarë.
Kristiano ishte i fundit që u largua nga fusha, i përshëndeti tifozët dhe iu përgjigj duatrokitjeve të tyre, duke treguar zemrën e tij.
Sfidanti.al