“Nëse unë kam gabuar, nëse gabimet e mia ekzistojnë, unë u kërkoj falje tifozëve të këtij klubi, ndërsa u them se gjithçka që unë bëra, e bëra duke menduar interesin më të mirë të klubit”. Këto ishin fjalët që Lionel Mesi tha për të përditshmen katalanase, “Sport”, i ngacmuar për “luftën civile” që ai pati gjatë verës me drejtuesit e klubit. Nëse kapiteni theksoi vlerësimin e tij për tifozët dhe për pjesëtarët e klubit (socios), ai nuk përmendi në asnjë fjali emrat e presidentit Bartomeu apo të ndonjë drejtuesi tjetër.
Armëpushimi është vetëm për “popullin”, jo për “princat”. Gjithsesi, Leo ka vendosur të mbyllë debatet tani që nisi sezoni. “Pas kaq shumë mosmarrëveshjesh, – tha ai, – dua t’i jap fund këtyre gjërave. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të synojmë që të arrijmë më të mirën. Vetëm duke qenë të bashkuar, duke luajtur me pasion dhe përkushtim, kemi mundësi që të realizojmë objektivat”. Argjentinasi shkëlqeu në ndeshjen e parë të La Ligës, fituar 4-0 nga Barcelona ndaj Vijarrealit në “Kamp Nou”, nën drejtimin e trajnerit të ri, Ronald Kuman.
Sfidanti.al