Napoli negativ i jep shpresë Serisë A, qeveria: Kampionati të vazhdojë!

Është i njëjti ministër sporti që shkaktoi polemika në prill-maj, por që tani ka qendrim shumë më të butë. Ministri Spadafora bëri të qartë atë që mendon qeveria e kryeministrit Konte lidhur me Serinë A, kur u shpreh se nuk ekzistojnë kushtet për ta ndërprerë kampionatin. Një lehtësim, ndërsa lehtësim tjetër i madh ishte fakti se testimet për koronavirus tek Napoli dolën që të gjithë negativë. As Elseid Hysaj, as shokët dhe as trajnerët e tij nuk janë të sëmurë, ndonëse do të ketë edhe nesër një tjetër seancë prove. Krejt ndryshe tek Xhenoa, ku janë 14 të konfirmuar si raste pozitivë, 11 lojtarë dhe 3 pjesëtarë të stafit teknik, siç doli nga testet e bëra dje. E gjithë skuadra gjenoveze është në karantinë dhe ndeshja e së shtunës ndaj Torinos nuk mund të luhet.

Sfidanti.al