Isko nuk luan për një arsye ..etike , sepsë është shëndoshur!

Megjithëse ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të Realit të Madridit, Isko në ndeshjet e fundit më shumë po “ngroh” stolin e rezervave dhe media spanjolle sjell si shkak faktin se ai ndodhet jashtë forme dhe se madje ai ka shtuar edhe në peshë.
Në fakt, Isko para disa muajsh operoi apendicitin dhe tani vazhdon të jetë ende në procesin e rimarrjes së vetes. Ky pjesëtar i përfaqësueses spanjolle, sikurse vë në dukje media, ka shtuar në peshë disa kilogramë, duke ndikuar negativisht te forma e tij dhe duke e detyruar trajnerin që t’i tërheqë atij vërejtje.
Sigurisht që gjatë se ardhmës së afërt, Isko do ta intensifikojë stërvitjen, me synimin që të kthehet shpejt në top formën e tij, kështu që vetëm atëhere do të mund “të ftohet” vendi i tij në stolin e rezervave.
Sfidanti.al