Ka dy vite me radhë që sulmuesi i njohur suedez, Zllatan Ibrahimoviç, nuk shpallet më futbollisti më i mirë i vitit në Suedi, ndërkohë që ai e ka fituar këtë titull 10 vite me radhë (2007-2016)!
Një vit më parë, fitues i këtij titulli ishte Andres Grankvist, kurse sivjet – Viktor Lindelof. Ky mbrojtës stoper i Mançester Junajtidit la mbrapa një vit, kur ai luajti mjaft mirë, sidomos në përbërje të ekipit përfaqësueses të Suedisë në kampionatin botëror të Rusisë, ku ky ekip arriti në mënyrë të papritur deri në çerekfinale të tij.
“Kjo është një ditë e madhe për mua dhe dua që, në radhë të parë, të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Për mua ka një rëndësi të madhe që unë jam këtu dhe që e marr për herë të parë këtë çmim”, deklaroi Lindelofi në ceremoninë e shpalljes së tij si futbollisti më i mirë i Suedisë.
Sfidanti.al