Iniesta “Topi i Artë” ne karakter,  jep një lajm të gëzuar për katalonjasit

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, paralajmëroi se, së shpejti, do ta vazhdojë kontratën me klubin katalonjas. Këto fjalë i kanë gëzuar pa masë tifozët e Barcelonës, pasi, kohët e fundit, është spekuluar shumë për largimin e tij eventual nga “Kamp Nou” dhe si destinacion i mundshëm i Iniestës konsiderohej Juventusi.

“Mendoj se, së shpejti, ju do të merrni një lajm të mirë”, iu përgjigj ky futbollist spanjoll pyejtjes së një gazetari të “Mundo Deportivos” lidhur me kontratën e tij të re. Iniesta ndodhet në “Kamp Nou” që në moshën 12-vjeçare, pra që nga viti 1996 dhe me Barcelonën ai ka fituar 28 trofe të pabesueshëm, midis tyre katër në Ligën e Kampioneve dhe tetë në kampionatin spanjoll. Pritet që një lajm i mirë, në ktë drejtim, të vijë edhe nga Lionel Mesi. Të paktën, kështu ka paralajmëruar presidenti i Barcelonës, Hosep Bartomeu.

Sfidanti.al