Mishi Batshuai shënoi në min. e 94-t golin e fitores për Celsin, duke i dhënë fitoren 2-1 ekipit të vet në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve kundër Atletikos së Madridit, në stadiumin e ri “Vanda Metropolitano” të këtij të fundit. Me këtë rast, ai i dha vetes edhe një nofkë të re – “Batshmen”, sipas personazhit të filmit kult “Batmen”.
“Kur në ndonjë ndeshje juve do t’u duhet gol në min. e 94-t, më thërrisni mua, ‘Batshmenin’, unë këtu jam gati”, shkroi në profilin e tij në Tëitter lojtari i Celsit, Mishi Batshuai.
Sfidanti.al