Kavani dhe Draksleri në “Santiago Bernabe”, si do të “vritet” Paris SG

Klubi francez PSZH duhet që të shesë disa lojtarë gjatë sezonit të ardhshëm dimëror të transferimeve, për shkak të rrezikut të shkeljës së rregullit financiar fair play, të vendosur nga UEFA që do të mund ta përjashtojë atë nga sezoni i ardhshëm i LK-së, dhe këtu shansin e vet sheh Reali i Madridit. Qëkur “të shenjtët” francezë blenë Nejmarin, duke e dobësuar Barcelonën, rivali më i madh i kësaj të fundit, Reali, sheh mundësinë që “ta ndihmojë” PSZH-në.

Kryesia e Realit të Madridit po e shqyrton seriozisht mundësinë që të blejë tandemin ofensiv të PSZH-së, Edison Kavani dhe Xhulian Draksler, që do të përbënin një “furnizim” me të vërtetë të shkëlqyer per sulmin e gjigantit madridas. PSZH-ja, momentalisht, nuk merr nismën që të bisedojë për këtë çështje, për shkak të situatës urgjente që ekziston, por, sidoqoftë, Reali do të mund t’i siguronë shërbimet e këtyre dy lojtarëve, nëse ofron ndonjë çmim të mirë në pazar dhe Florentino Perezi do të mund ta shfrytëzojë këtë rast, ashtu sikurse ka bërë ai edhe në të kaluarën.

Sfidanti.a;