Andres Iniesta do të mbetet thjesht një iluzion për klubet që tentuan të siguronin shërbbimin e tij dhe këtu përfshihet edhe skuadra e Juventusit. Mesfushori 33 vjecar u jep fund dilemave e pikëpyetjeve duke nënshkruar një kontratë të përjetshme me Barcelonën që e zyrtarizoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp.
‘Kjo është një ditë e vecantë për mua-u shpreh Iniesta pas nënshkrimit të kontratës -do të vazhdoj që të qëndroj në shtëpinë time për të vijuar punën në fitoren e trofeve të tjerë me këtë klub që më krijoi e që më pa të rritem. Të jem kapiteni i Barcelonës për mua është një privilegj. U jam mirënjohës drejtuesve të klubit që më dhanë këtë mundësi për të vazhduar të përjetoj ëndrrën e sukseseve të tjera me këtë skuadër’
Iniesta theksoi se nuk kishte asnjëherë dyshime për të ardhmen e tij, edhe pse në media u fol shumë për të.
‘Gjithnjë e kam pasur të qartë se do të qëndroja te Barcelona përsa kohë do të mundja në aspektin fizik dhe psikologjik-vijoi Iniesta-mendimi që më ka pushtuar mendjen është që të arrijmë në fund të sezonit dhe të arrijmë objektivat. Shpresoj që kjo të ndodhë për shumë kohë’.
Sfidanti.al