Iniesta nënshkruan “marrëveshje të përjetshme” me Barcelonën!

Tifozët e Barcelonës u gëzuan pa masë, duke marrë frymë lirisht, pasi një nga heronjtë më të mëdhenj të klubit katalonjas nënshkroi një marrëveshje të re me këtë klub, madje një “marrëveshje të përjetshme”, në bazë të së cilës, Andres Iniesta do ta mbyllë karrierën e tij te Barcelona. Iniesta, 33 vjeç, nënshkroi një marrëveshje të re të pakufizuar në kohë, pra, sa të vendosë ai se mund të luajë me Barcelonën.

Gjatë të gjithë karrierës së tij, Iniesta ka luajtur vetëm me Barcelonën, me të cilën ka fituar 8 tituj kampion vendi dhe 4 tituj në Ligën e Kampioneve. Po ashtu, me përfaqësuesen e Spanjës ai ka fituar dy Evropianë dhe një Botëror, në finalen e të cilit ai shënoi edhe golin vendimtar. Ky është rasti i dytë që një futbollist nënshkruan një “marrëveshje të përjetshme” të tillë, qëkur Françesko Toti ka pasur një marrëveshje të tillë me Romën.

Sfidanti.al