Fernando Gago ëshhtë shembull i një lojtari të jashtëzakonshëm që luan me një dëshirë dhe zemër të madhe, sidomos, për përfaqësuesen e vet, Argjentinën. Në futbollin modern ka raste, kur futbollistët ne i quajmë primadona ose manekenë që e provoi edhe rasti i lojtarit të Realit të Madridit, Marko Asensio, që nuk luajti dot më ekipin e tij ndaj APOEL-it në Ligën e Kampioneve, duke qenë se kishte rruajtur këmbët, lëkura e të cilëve mund të infektohej nga çorapët që ai do të vishte. Por Gago është një shembull krejtësisht tjetër, ai është nga ata lojtarë që, me të vërtetë, janë gati të japin edhe shpirtin e fundit në fushë për ekipin e vet, në rast se duhet.
Ky futbollist i Boka Juniorsit, më parë edhe i Realit të Madridit dhe të Romës, gjatë karrierës së tij, ka pësuar dëmtime serioze dhe në ndeshjen e fundit me Perunë pësoi edhe një tjetër të tillë. Vetëm pak minuta, mbasi kishte hyrë në fushë, ai e shkëli këmbën keq dhe këputi ligamentet e njërit gju. Këtë e konstatoi, menjëherë, doktori që e pa në fushë, por kamerat në anë të fushës e kapën Gagon, duke i thënë mjekut që ai t’ia forconte ligamentet që ai të futej në fushë. Mjeku, fillimisht, u përpoq që ta bënte të arsyentonte Gagon, por futbollisti nguli këmbë më forcë që ta vazhdonte lojën, pavarësisht nga dëmtimi i rëndë. Keshtu që mjeku u detyrua t’ia fashonte gjurin dhe Gago u fut në lojë, por duroi vetëm dy minuta dhe u detyrua që të zëvendësohej. Nderimin më të madh, mjeshtër, për një zemër të tillë të madhe!
Sfidanti.al