Iniesta nënshkroi “kontratë të përjetshme”, por këta kinezët ..

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, sikurse dihet, nënshkroi kohët e fundit një “kontratë të përjetshme” me Barcelonën, duke hyrë në histori si futbollisti i parë që nënshkruan një kontratë të këtij lloji. Por disa klube, sidomos, ata nga Kina, janë gati që të japin shuma marramëndëse që t’ia prishin mendjen Iniestës.

Sidoqoftë, sikurse shkruan gazeta “Mundo Deportivo”, Iniesta i është përkushtuar Barcelonës, me të cilën, siç thotë, ai do të luajë deri në fund të karrierës së tij. Kjo gazetë shkruan se trajneri i tanishëm i katalonjasve, Ernesto Vaverde, ka më shumë besim tek Iniesta sesa trajneri i mëparshëm, Luis Enrike.

Por, pavarësisht nga sa më sipër, ekziston frika e klubeve kineze që nuk ngurrojnë të ofrojnë shuma fantastike që mund t’ia prishin mendjen çdokujt, përfshi edhe Iniestës që, tani, fiton te Barcelona 10 milionë euro në vit, ndërkohë që kinezët mund t’i japin atij shumë më tepër.

Sfidanti.al