Iniesta: “Fitorja në ‘El Klassiko’ do të ishte një hap i madh para”

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, konsideron se një fitore eventuale e ekipit katalonjas ndaj Realit të Madridit do t’i trondiste pozitat e “të bardhëve” në garën për titullin e kampionit të La Ligës spanjolle. Sikurse dihet, të dy ekipet gjigantë spanjollë do të ndeshen njëri me tjetrin, këtë të shtunë (23 dhjetor), në orën 13:00.

“Unë nuk mendoj se një fitore eventuale e jona ndaj Realit do ta nxirrte këtë fundit jashtë lojës në luftën për titullin e kampionit, sepse jemi ende në dhjetor, por, megjithatë, ajo do të përbënte një hap të madh përpara, por, megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë edhe Atletikon e Madridit që e kemi mbrapa”, vuri në dukje Iniesta, Barcelona e të cilit kryeson tabelën e La Ligës spanjolle me 42 pikë, ndërsa Reali i Madridit ka 31 pikë, por një ndeshje më pak.

Sfidanti.al