Tifozët anglezë lajmërohen të kenë kujdes në Rusi nga … arinjtë

Tifozët anglezë janë kuriozitet i madh në çdo Kupë Bote apo Europian, edhe pse shpesh herë e shpërdorojnë vëmendjen e madhe që kushtohet ndaj tyre. Gjithsesi, në këtë Botëror në Rusi, ata do të duhet të kenë kujdes dhe jo thjesht të ruhen nga huliganizmi, në një vend ku nuk ta përtojnë për të të rrahur. Shoqatat e tifozëve dhe Federata Angleze kanë mbledhur informacion për Rusinë, dhe kanë zbuluar se në shtetin e madh euroaziatik nuk ka shumë traditë për “kampingje”, por ama ka një rrezik të madh.

Rusët u kanë thënë anglezëve të bëjnë kujdes dhe të mos ngrenë kampe larg qyteteve dhe pranë zonave natyrore si pyje apo lumenj, pasi ekziston rreziku i … arinjve. Në Rusi ka rreth 70 000 arinj dhe ata po bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm, e po u afrohen gjithnjë e më shumë njerëzve në kërkim të ushqimit. Arinjtë e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë ushqim në natyrë, ndaj edhe po i afrohen qendrave të banuara.

Sfidanti.al