Juventusi “çlirohet” nga djalli financiar, lirohet Anjeli me gjobë

Gjykata e Apelit e Federatës së Futbollit të Italisë i dha fund ndalimit njëvjeçar të veprimtarisë së presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli, për shkak të shitjes së biletave tifozëve ultras të këtij klubi torinez. Kështu, Anjeli u “çlirua” dhe, tani, ai mund t’i kryejë lirisht funksionet e presidentit të FK Juventusit. Gjykata e lartpërmendur vendosi që ta anulojë pezullimin e Anjelit, për të cilin u vendos disa muaj më parë.

Në shtator, Anjeli u u pezullua nga ana e Federatës së mësipërme për një vit dhe, krahas këtij vendimi, për shkak të shijtes së biletave tifozëve ultras të tij, klubi torinez u dënua që të paguai edhe 300 000 euro. Sidoqoftë, Gjykata e shndëroi dënimin e anuluar në një tjetër. Në vend të pezullimit të Anjelit, Juventusi një ndeshje do ta zhvillojë në stadiumin e vet, ndërkohë që tribuna jugore e tij, ku, zakonisht, qëndrojnë tifozët e organizuar juventinë, do të jetë e mbyllur, kurse presidenti i klubit do të paguajë si gjobë edhe 100 000 euro të tjera. Dënimi ka lidhje me ndeshjen e ardhshme të Juventusit kundër Xhenovës, ndërkohë që klubi i Juventusit do të paguajë edhe 600 000 euro të tjera.

Sfidanti.al