Hej Nejmar, ti vazhdon të driblosh edhe kur flet

Ylli i Barcelonës, Neymar ka thënë se ekipi nga Camp Nou nuk mendon asnjëherë për rivalin e përbetuar, Real Madridin. Por, a mund të besohet një driblues i lindur, madje shumë i rafinuar.

Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të mbajnë një diferencë të ngushtë mes vete në krye të La Ligas. Los Blancos, që ka një ndeshje më pak, ka vetëm një pikë më shumë sesa Barça.

Por, Neymar thotë se Barcelona janë të përqendruar vetëm në veten e tyre , dhe se nuk mendojnë për rivalët.

“Ne nuk mendojmë për ekipet e tjera, ne duhet të shikojmë vetëm veten”, ka thënë Neymar pas fitores ndaj Atletico Madridit.

“Unë jam i lumtur që fituam, ne e dinim se do të ishte shumë e vështirë ndaj Atleticos. Urime për ekipin”, ka theksuar braziliani.