A do të ndodhë “apokalipsi”? Barcelona 5 gola Paris-it..

Luis Suarez mendon se asgjë nuk është e pamundur dhe se Barcelona mund ta përmbysë rezultatin ndaj PSG-së

Po ofrohet dita kur gjithë sytë do të jenë në Camp Nou, te ndeshja Barcelona – Paris Saint Germain. Klubi katalunas pësoi humbje 4:0 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, të cilët tani duhet të shënojnë fitore prej 5:0 për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Për shumë legjenda të klubit blaugrana, kjo arritje nuk është e pamundur, ashtu mendon edhe sulmuesi Luis Suarez.

“A mund ta përmbysë Barcelona rezultatin prej 4:0? Është shumë e vështirë për t’u përmbysur, por jo edhe e pamundur”, ka thënë Suarez.