Hazar i dyti pas CR7-ës, por 50 000 tifozët kërkuan edhe Mbapenë

Vetëm Kristiano Ronaldo mundi të mblidhte më shumë tifozë në “Santiago Bernabeu” sesa Eden Hazar, dhe kjo tregon se çfarë blerjeje të madhe ka bërë Reali i Madridit. Plot 50 000 njerëz ishin në tribuna për të parë prezantimin e “magjistarit” nga Belgjika, shifër që lihet pas vetëm nga 75 000 spektatorët për Ronaldon në 2009. Gjithsesi, ndërsa u lumturuan për praninë e yllit që e deshën aq shumë, ata mijëra “hinças blankos” kërkuan me zë të lartë dhe me forcë edhe blerjen e supertalentit të Paris SG-së e të Francës, Kilian Mbape.

Nuk dihet nëse presidenti Florentino Perez do të ketë mundësi, për momentin, pasi Mbape do të kushtonte edhe më shumë sesa 222 milionë eurot e rekordit botëror të paguara për Nejmarin. Deri tani, Reali ka shpenzuar mbi 383 milionë euro (bashkë me shpërblimet e mëvonshme) për të forcuar skuadrën e trajnerit Zinedin Zidan. Është prezantuar edhe Joviç, është marrë mbrojtësi Mendi, pritet prezantimi i Rodrigos, ndërsa do të vijë edhe Eder Militao.

Përsa i përket shifrave të prezantimeve, Hazar është baraz me Kakanë, ndërsa në historinë e prezantimeve botërore, ndërsa përpara tij është Maradona që mblodhi 65 000 në “San Paolo” të Napolit në 1984, Zllatan Ibrahimoviç me 60 000 në “Kamp Nou” në 2009 dhe Nejmar pati 57 000 po në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al