Grizmani shpjegon se përse nuk kalon te Reali i Madridit

Sulmuesi francez, Antuan Grizman, aktualisht, është një nga futbollistët më të kërkuar në botë dhe, që ta marrin atë në radhët  e veta, synojnë ekipe të tillë, si Çelsi, Mançester Junajtid dhe Paris Sen Zhermen. Sidoqoftë, gazetarët në Spanjë janë të ineresuar të dijnë, nëse do të mund të luante ai me Realin e Madridit. Shpjegimin, sa i përket kësaj mundësie, e jep vetë Grizmani.

“Nuk ka shans që unë të shpërngulem te Reali, jo për shkak të rivalitetit, por për shkak të një marrëveshjeje që ekziston mes klubeve që të mos t’i marrin njëri-tjetrit lojtarët. Ndërkohë, unë ndjehem shumë mirë tek Atletiko. Luaj në një klub të shkëlqyer që lufton për titull në kampionatin spanjoll”, thotë Grizmani.

Sfidanti.al