Ben Udbërn, rekordmeni adoleshent që kualifikoi Liverpulin!

Quhet Ben Udbërn dhe kualifikoi Liverpulin në Kupën e Ligës duke vendosur një rekord. Sulmuesi u bë lojtari më i ri që shënon në historinë e të kuqve, saktësisht në moshën 17 vjeç e 45 ditë. Udbërn theu rekordin e Majkëll Ouenit, njërit prej lojtarëve më të dashur të tifozëve, që e kishte vendosur në 1997. Ishte goli i lojtarit të ri që theu rezistencën e Lids Junajtidit, në një përballje shumë të fortë, dhe që përfundoi vetëm në minutat e fundit. Edhe Liverpuli luajti me shirit të zi në krah, në kujtim të viktimave të Çapekoenses. Rekordi i mëparshëm i Ouenit ishte 17 vjeç e 143 ditë, veçse ish-sulmuesi i Anglisë publikoi menjëherë urimin për Udbërnin në rrjetet sociale. Gjithsesi, ndryshe nga Oueni që luajti për Anglinë, Ben është pjesë e ekipeve U17 dhe tani U19 të Uellsit, dhe pritet të qendrojë aty, edhe pse Anglia do ta donte.

Sfidanti.al