Solidaritet në tragjedi, Çapekoense tani ndihmohet nga të gjithë!

Atletiko Nasional propozoi që Kupa Sudamerikane t’i jepej Çapekoenses. Paris SG ofroi 40 milionë euro ndihmë, ndërsa Korinthians në Brazil i kërkon Federatës që t’i garantojë skuadrës fatkeqe mbijetesën në elitën e futbollit brazilian për 3 vjet. Me Korinthiansin u bashkuan edhe të shquarit e tjerë si Palmeiras, Santos dhe Sao Paulo, dhe në deklaratën e përbashkët shkruhej se “ky është gjesti më minimal që mund të bëjmë në këtë moment”.
Ndërkaq, shumë klube braziliane po i ofrojnë klubit lojtarë në huazim për të zëvendësuar ata që humbi në tragjedinë ajrore në malësitë e Medelinit. Fjala është për vitin 2017, pasi sezoni brazilian është vjetor, apo siç duhet ndryshe diellor. Palmeiras, ndërkaq, ka bërë një kërkesë tjetër. Skuadra e shquar fitoi titullin për herë të 9-të javën që kaloi pikërisht përballë Çapekoenses, dhe synon që të ndeshjen e ardhshme, në 11 dhjetor ndaj Vitorias, të veshë fanelën e ekipit të zhdukur.