Në ndeshjen e fundit të La Ligës, Malaga humbi 1-0, jashtë fushës së vet, nga Levante, kështu që, tani, ky ekip nuk ka më as shanse matematike për mbijetesë dhe, sezonin e ardhshëm, do të luajë në ligën e dytë spanjolle të futbollit. Futbollistët e saj, dje, erdhën të gjithë në një konferencë shtypi, ku u kërkuan falje tifozëve për sezonin e tyre të dëshpëruar. Në emër të të gjithëve, foli kapiteni Resio:
“Në emër të të gjithë futbollistëve dhe atyre që punojnë në klubin tonë, u kërkoi falje të gjithë atyre njerëzve që na kanë mbështetur, ndërkohë që ne i zhgënjyem ata. Nuk gjej dot fjalën që t’i falënderojë të gjithë ata që kanë ardhur në stadium, në mot të mirë dhe të keq, që të bëjnë tifozllëk për neve, pavarësisht, nëse binte ose jo shi, nëse ishte e hënë ose e premte. Me të vërtetë, ne duam që t’ju themi se na vjen shumë keq. Ne, tani, nuk mund të kthehemi mbrapsht dhe t’i rregullojmë gjërat. Por, një gjë ne duam që t’ju themi, se ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund për këtë bluzë që mbajmë të veshur. Ne ju zhgënjyem dhe kjo, me të vërtetë, eshtë e dhimbshme dhe për të ardhur keq. Ky klub e meriton që të luajë në La Ligën kryesore dhe ai do të jetë atje, sepse ne do t’ia përkushtojmë jetët tona Malagës që të kthehemi përsëri në ligën e parë”, vuri në dukje Resio.
Sfidanti.al