Barcelona ka 12 pikë më shumë se ekipi i vendit të dytë në La Ligë, ndërkohë që kanë mbetur edhe pesë javë kampionati, kështu që mund të thuhet se klubit i ka mbetur vetëm që zgjasë dorën që ta marrë kupën e kampionit të ri të Spanjës.
Kjo është arsyeja, sikurse thuhet, që Argjentina ka këruar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, dhe kryesia e klubit katalonjas që, duke filluar nga kjo e diel, Lionel Mesi të mos luajë më për Barçën deri në fund të sezonit, që futbollsti kryesor i përfaqësueses së Argjentiës të ketë mundësi të pushojë dhe të përgatitet për Kupën e Botës Rusi-2018 që fillon më 15 qershor.
Në fakt, Barcelona mund të arrijë deri te titulli i kampionit të vendit edhe pa ndihmën e Mesit, kështu që klubi katalonjas nuk është i detyruar që ta lodhë më shumë atë, ndërkohë që duhet të kihet parasysh se ky është shansi i fundit për të që të fitojë titullin e kampionit të botës me përfaqësuesen e Argjentinës që do ta bënte atë, me të vërtetë, futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Oskar Ruxheri që fitoi me Argjentinën Kupën e Botës, më 1986, në epokën e Diego Maradonës, deklaroi, ditët e fundit, se ekipi që u shpall kampion bote, qëndroi së bashku 65 ditë dhe se, atëkohë, Maradona e priti i çlodhur maksimalisht dhe i përgatitur atë Botëror gjë që duhet ta bëjë edhe Mesi.
Sfidanti.al