Sido qe te perfundoje sezoni, Real Madrid do te beje ndryshime ne pankine. Sipas te perditshmes ‘Sport’, presidenti i klubit merenges Florentino Perez po mendon per Joakim Lev si pasues te Zinedin Zidan.
Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, presidenti i Realit te Madridit ka hyre ne kontakte me teknikun e perfaqesueses gjermane dhe javen e ardhshme do te nisin negociatat.
Interesi i Realit te Madridit per Joakim Lev nuk eshte nje histori e re. Edhe ne muajin nentor u fol per deshiren e shfaqur nga ‘Los Blancos’ per te sjelle ne Madrid teknikun kampion te botes.
Por Joakim Lev nuk eshte i vetmi qe eshte vene ne radaret e Realit te Madridit. Problemi qe klubi iberik ka ne kete pike eshte fakti qe Lev ka nje kontrate me Federaten Gjermane te Futbollit deri ne vitin 2020. Joakim Lev, u be pjese e kombetares gjermane ne 2004, kur u be asistent i Jurgen Klinsman, per t’u bere me pas trajneri i pare i saj ne 2006. Pas 12 vitesh ai vazhdon te jete ne pankinen e Gjermanise dhe eshte i projektuar ne Boterorin e Rusise ne fund te te cilit mund te mendoje edhe per te ardhmen e tij dhe Reali i Madridir eshte nje opsion vertet joshes.
Sfidanti.al