Finalja baske në Kupën e Mbretit? Nuk ndodhte në gati 100 vjet!

Ishte 1927-ta hera e fundit kur dy ekipe nga krahinat autonome të Pirenejve takoheshin në finale për trofeun e rëndësishëm të futbollit spanjoll. Nuk ishin ata që njihen sot, por skuadra të tjera baske si Real Union dhe Arenas dhe ata diskutuan finalen e fundit tërësisht të Vendeve Baske në Kupën e Mbretit. Fitoi Real Unioni, ndërsa më përpara kishte pasur edhe 3 finale të tilla 100 për qind baske.

Këtë sezon, në finalen e 18 prillit në Sevilje, do të jenë përballë Real Sociedadi dhe Atletiku i Bilbaos, pra dy skuadrat më të shquara baske në histori. Sociedadi ia doli ndaj Mirandesit, ndërsa Bilbao arriti finalen edhe pse humbi 1-2 në fushën e Granadës. Një gol i shënuar nga Juri Berçiçe në 81’ i dha suksesin e madh.

Bilbao është skuadra e dytë më e shquar e Kupës së Mbretit, pas Barcelonës, duke pasur 23 tituj dhe 37 finale gjithsej. Katalanasit kanë 30 tituj e 41 finale, ndërsa Reali i Madridit ka vërtet 39 finale, por më pak trofe, 19. Sociedadi është skuadër e shquar baske dhe spanjolle, por ka pak kupa, vetëm 2, më pak sesa Real Unioni me 4.

Sfidanti.al