Mund të jetë kampione e Europës, dhe të ketë buxhetin më të madh të Euroligës, por “erë ruse” ky ekip thuajse nuk ka. CSKA e Moskës, e trajnerit Dhimitris Itudis, realizoi një fitore të madhe në Athinë ndaj Panathinaikosit, duke u shfaqur më në fund si skuadra më serioze e viteve të fundit, me dy tituj e disa finale, ndërsa shifrat në Pallatin e Sportit “Paqja dhe Miqësia” ishin 97-66. Një revansh për humbjen minimale pësur nga grekët në Moskë, dhe një shpresë se kampionia e Rusisë dhe ajo e Europës mund ta mbrojë kurorën, ndonëse duket e vështirë.
Shumica e lojtarëve të CSKA-së ishin të huaj, Majk Xhejms (amerikan), Janis Strelnieks (Letoni), Johanes Foigtman (Gjermani), Daniel Haket (Itali), Hauard Sent-Rus (Kubë), Kosta Kufos (SHBA), Darrën Hilard (SHBA), Kajl Hajns (SHBA) dhe Ron Bejkër (SHBA). Të vetmit rusë ishin Semjon Antonov dhe Nikita Kurbanov, kurse Zhoel Bolomboi është i lindur në Ukrainë, ka nënshtetësinë ruse, por me baba kongolez dhe nënë ruse me origjinë tartare. Kjo skuadër nuk është aq e fortë sa ajo vjet, ndërsa këta vjet i janë larger Teodosiç, De Kolo apo Rodrigez. Në renditjen e Euroligës, pas 28 javësh kryesojnë Anadolu Efes, e pas tij Real Madrid, Barcelona. CSK-ja është në luftë me Makabin për vendin e katërt, për të pasur favorin e faktorit fushë në çerekfinale.
Sfidanti.al