Zirkze apo Myler? Fliku dhe Bajerni duhet të bëjnë një zgjedhje!

Dëmtimi i Robert Levandovskit ka krijuar një situatë të re në “Alianc Arena”, dhe duket se “semafori” është i hapur për Xhoshua Zirkzen. Sulmuesi adoleshent holandez pati mundësi të luante dhe madje të shënonte gol, por trajneri Hansi Flik bëri disa “zig-zage”. Zirkzen u ul edhe në stol, ndërsa Tomas Myleri pati një rol më të madh, edhe pse pati kritika për sulmuesin veteran. Cili duhet të jetë ekuilibri që duhet të vendosë Fliku në repartin e sulmit?

“Trajneri zgjodhi Tomasin në sulm herën e fundit, – thotë drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, – kjo mund të cilësohet si e papritur, ndonjëherë edhe mund të jetë kështu, pasi Xhoshua është mësuar të jetë më shumë prezent në fushë, jo edhe aq i përgjumur sa më parë. Kjo shihet në seancat stërvitore, dhe kjo mua më pëlqen shumë. Gjithsesi, trajneri ka të drejtë, Xhoshua ka ende një rrugë të gjatë për të bërë”. Flik mendon se Zirzke ka nevojë për një proces që të mësojë dhe të forcojë vetëbesimin, që të mos kënaqet me pak, por të arrijë maksimumin. Me gjasë, ai mund të jetë në fushë të dielën ndaj Augsburgut.

Sfidanti.al