Edhe Argjentina është e lumtur që Mesi nuk iku nga Barcelona!

Të paktën kohët e turbullta kanë kaluar dhe kjo padyshim që i bën mirë yllit kryesor. Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, është i lumtur që njeriu që ka të njëjtin emër, pra Lionel Mesi, nuk u largua nga Barcelona pavarësisht konfliktit të madh të verës. Duke folur në prag të ndeshjes eleminatore të Kupës së Botës ndaj Ekuadorit, Skaloni, theksoi rëndësinë që e sheh kapitenin të qetë. “Fola me Leon kur gjithçka ishte zgjidhur dhe e pashë që ishte i qetë, – tha ai, – që kur ai mbërriti në ekip, kemi pasur mundësi të flasim gjatë. Ai është i lumtur, pasi ndodhet në një situatë më të mirë në klubin e tij. Unë doja thjesht që gjithçka të zgjidhej mirë dhe konflikti të përfundonte, sepse për ne është gjë shumë e mirë që Mesi është i qetë dhe i përqëndruar”.

Sfidanti.al