Është një krijim që, sipas vetë klubit, përfaqëson lidhjen organike të Barcelonës me qytetin që përfaqëson. Kjo është fanela e tretë e katalanasve, ku ngjyrat “blaugrana” në formë shiritash, por që janë të ndërprera nga simbole të ndryshme. Në “Kamp Nou” thonë se këto simbole paraqesin pesë lagjet e kryeqendrës katalanase, Poble-sek, Poble Nou, Grasia, Raval dhe Les Korts. Kjo fanelë do të vishte ekskluzivisht në ndeshjet e Championsit këtë sezon, dhe atë e paraqitën disa nga yjet, por më bukur se të gjithë e bëri Memfis Depai, nëpërmjet një videoje ku ai vallëzon në mënyrën e tij originale. Shpresohet shumë që kjo atmosferë qytetëse ta ndihmojë skuadrën këtë sezon në Champions.
Sfidanti.al