Pepe pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës, pasi atëherë edhe do t’i mabrojë edhe kontrata.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, interesim për ta transferuar Pepen kanë shfaqur Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Të dy ekipet synojnë që gjatë verës ta transferojnë ish anëtarin e Portos, i cili në fund të sezonit do të jetë i lirë.
Përveç ofertave nga Anglia dhe Franca, Pepe kërkohet edhe nga ekipet kineze dhe portugeze.