Hernández Hernández do të drejtojë El Clasicon e 23 prillit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.
Gjyqtari Hernández Hernández është caktuar për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, e cila do të zhvillohet me 23 prill në Santiago Bernabeu.
Ky gjyqtar kishte drejtuar El Clasicon e vitit të kaluar në Camp Nou, të cilën Reali e fitoi 1:2.
Por, Hernandez më shumë njihet për vendimet e tij skandaloze, ku vitin e kaluar kishte anuluar anuluar një gol të Bale në Camp Nou, kishte ndëshkuar me të kuq Ramosin dhe nuk kishte pranuar një gol të pastër të Luis Suarezit ndaj Betisit.