Murinjo i nxehur me gazetarin: “ Ti, mendon se kjo është pyetje!”

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, shpërtheu i zemëruar, mbas ndeshjes që përfundoi 0-0 të ekipit të tij me WBA-në, pasi gazetari i Bi-Bi-Si-së i bëri atij pyetjen, nëse ndeshja iu duk atij e ekuilibruar. Dhe, këtu, trajneri portugez, për të cilin barazimi ishte një zhgënjim tjetër, pasi mori vetëm një pikë, kur kishte shumë mundësi që t’i mirrte të trija pikët, me të vërtetë, shpëtheu i zemëruar: “Dhe, ti, mendon se kjo është pyetje? Më pe mua, në fund të ndeshjes, duke qeshur me Toni Pulisin (trajneri i WBA-s), dhe më pyet, nëse ndeshja ishte e ekuilibruar? Qesha me të, sepse e kam mik. Unë mund të qesh edhe kur humbas, edhe kur fitoj, edhe kur barazoj. Dhe, ti, më pyet mua, nëse ndeshja ishte e ekuilibruar?”

“Më vjen keq që po ta them, por kjo pyetja jote është e trashë. Kur një ekip e kalon mesin e fushës vetëm një herë në 90 minuta, kurse ekipi tjetër, gjatë po këtyre 90 minutave, e zotëron pa pushim topin në fushën e kundështarit dhe përpiqet, përpiqet dhe përpiqet që të shënojë… dhe, ti, po më pyet mua, nëse ndeshja ishte e ekuilibruar. Nuk arrij që të kuptoj, në e zotëruam topin gjatë të gjithë ndeshjes në gjysmën e fushës së kundërshtarit, kurse David De Gea, gjatë të gjithë kohës, mund të flinte gjumë i qetë”, vuri në dukje Murinjo.

sfidanti.al