Cili e mori në “qafë” Pogban, këshilla ” shko tek djajtë”

Patric Evra e ka pranuar se e ka këshilluar Paul Pogban që të transferohej në Manchester United

Mbrojtësi francez, Patrice Evra beson se Manchester United ishte mundësia më e mirë për Paul Pogban.

“I thash Pogbas që nëse do të largohesh nga Juventusi, atëherë bashkoju Unitedit. Juventus është skuadër e madhe dhe do të isha i lumtur nëse do të qëndronte me ne, por Unitedi ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të”, tha Evra për FourFour Two.

Kujtojmë se Pogba zgjodhi pikërisht Unitedin, jo vetëm prej këshillës, porse shuma arriti për 105 milionë euro.