Debutimi i Kutinjos, braziliani: Ishte mbremje e paharrueshme

‘Ishte nje mbremje e vecante qe nuk do ta harroj kurre-keshtu u shpreh Filipe Kutinjo per debutimin e tij me fanelen e Barcelones pikerisht ne derbin ndaj Espanjolit ne çerekfinale te Kupes se Mbretit. Ndeshja perfundoi 2-0 per Barcelonen qe ne gjysmefinale do te luaje ndaj Valencias.

Kutinjo u desh te priste 3 jave per te zbritur ne fushen e ‘Camp Nout’ pas transferimit te tij te Barcelona per 160 milione Euro. Ylli brazilian zevendesoi Andres Iniesten kur kishin mbetur 22 minuta nga fundi i takimit dhe u prit me ovacione nga te gjithe te pranishmit ne ‘Camp Nou’.

‘Nje debutim i paharrueshem-tha Kutinjo-tifozet dhe lojtaret me pritem shume mire. Isha pak ne ankth, por ata me ndihmuan qe te qetesohem. Hyra menjehere ne optiken e ndeshjes dhe jam i kenaqur per kete. Jam i lumtur per minutat e para te luajtura me fanelen blaugrana dhe per entuziazmin me te cilin me priten’.

Pas kesaj ndeshjeje duket se Kutinjo eshte gati edhe per debutimin ne kampionat ndaj Alaveshit.

Sfidanti.al