Çfarë rrëzimi Grizman, kartoni nga 125 në 75 milionë euro!

Kur u transferua tek Barcelona dy vjet më parë, ishte në qiellin e shtatë, ndonëse tifozët e Atletikos e mallkuan me gjithë shpirt. Antuan Grizmani u cilësua si pasardhësi i Nejmarit, njeriu që do të luante “me sy mbyllur” me Lionel Mesin dhe do ta bënte Barcelonën sërish të madhe. Nuk ndodhi kështu dhe, përveç vështirësive të francezit për t’u përshtatur, erdhi edhe kriza e tmerrshme financiare e katalanasve, që më parë largoi Mesin dhe tani edhe Grizmanin. Sulmuesi francez u kthye sërish tek Atletiko, por këtë herë kartoni i tij u vlerësua 75 milionë euro, nga 125 për të cilët u mor nga Barcelona. Humbësit e mëdhenj të këtij operacioni janë në “Kamp Nou” me llogarinë në minus 50 milionë euro, e kjo vetëm për të shpëtuar nga rroga e Grizmanit. Duke mos pasur para, “blaugranët” morën vetëm Luk De Jongun, që ishte alternativë e tretë në sulm tek Sevilja. Shikoni se ku kanë arritur punët!

Sfidanti.al