Ky mbiemër është bërë shumë i njohur këto kohë dhe jo vetëm për festat fetare. Nedim Bajrami është numri 1 i momentit pasi fitoi gjyqin në KAS ndaj FIFA-s dhe u bashkua me kombëtaren shqiptare, por ja ku del edhe një tjetër mbiemër i njëjtë. Ky është Adrian Bajrami, mbrojtës i Shqipërisë U19, që është bërë pjesë e ekipit të parë të Benfikës. Bajrami luan prej kohësh tek “shqiponjat” e Lisbonës, madje është kapiten i Benfikës U23, veçse gjigandi portugez e ka regjistruar në Superligë për ta pasur të gatshëm që ta aktivizojë gjatë sezonit. Një sukses i madh për futbollistin e ri.
Sfidanti.al