Çfarë belaje me kamerat, Naço nxjerr sekretet e Realit në “pazar”!

Gjithçka ndodhi pa të keq, por ja që njeriu nuk e kontrollon në çdo moment veten për atë që thotë, ndërsa teknika nuk mund të jetë aq përzgjedhëse sa të mos lejojë asgjë që të “filtrojë”. Kanali televiziv i Realit të Madridit në “jutjub” (youtube) po transmetonte direkt pamjet e seancës së parë stërvitore të ekipit për sezonin e ri, dhe në një moment kamera ishte përqëndruar tek mbrojtësi Naço, që po bisedonte me trajnerin e përgatitjes fizike, Antonio Pintus. Dy burrat po bisedonin në sekretësinë e tyre, dhe Naço po i thoshte se “më duket se gjithçka është rregulluar, Naço do të shkojë tek Milani”. Kjo bisedë u transkriptua nga mediat dhe u botua nga “Marka”. Isko flitet se mund të kalojë tek Milani për rreth 20 milionë euro, dhe sipas Naços gjithçka është përfunduar.

Sfidanti.al