Është një nga “gurët” bazë të “mozaikut” për “blaugranët” dhe për kombëtaren e Spanjës. Sergio Buskets ka gati 13 vjet që dirigjon mesfushën, dikur në krah të Ksavit e Iniestës, ndërsa sot vetëm me Mesin, por edhe me adoleshentin Pedri, ndërsa trajneri Ronald Kuman e cilëson si themelor për skemat e tij. Futbollisti i Spanjës do të jetë vendimtar në përpjekjet e klubit katalanas për të ulur rrogat e yjeve, dhe ka deklaruar se do të bashkohet me ekipin në 29 korrik. Pas kësaj, bashkë me agjentin e tij do të bisedojë për rrogën. Buskets është i predispozuar të bëjë ulje, ndërsa Barça kërkon zbritje deri në 40 për qind. Besohet se do të ketë një akord, ashtu siç u arrit me Mesin që pranoi ulje me 50 për qind.
Sfidanti.al