“Bernabeu” s’ka paqe ! Isko hyn në konflikt me tifozët e Realit

Isko Alarkon, për herë të parë, dëgjoi vërshëllima në adresë të tij nga ana e tfizoëve të vet të Realit të Madridit që pësoi humbje poshtëruese 0-3 nga CSKA-ja e Moskës mu në mes të Madridit, më saktë, në stadiumin kult të Realit, “Santiago Bernabe”, në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Lidhjës së Kampioneve. Performanca mjaft e dobët e këtij futbollisti të ri në këtë ndeshje që deri para ca kohësh adhurohej nga tifozët e Realit, ngjalli një pakënaqësi mjaft të madhe tek ata që e vërshëllyen atë.
Isko i nervozuar, në fakt, e keqësoi edhe më shumë situatën, pasi u konfrontua me një numër tifozësh në “Bernabe”, duke bërë me duar gjeste në drejtimin e tifozëve me kuptimin “Çfarë dreqin keni?”
Dhe, si rezultat, rrjetet sociale u mbushën plot më kritika të ashpra në adresë të Iskos, forma e të cilit, në fakt, ka disa kohë që le për të dëshiruar.
Në favor të Iskos nuk ishte as deklarata që bëri mbas ndeshjes me CSKA-në bashkëlojtari i tij, Marselo: “Vërshëllimet janë një shenjë e qartë se diçka nuk po shkon mirë. Edhe unë jam vërshëllyer dhe duhet thënë se tifozët kanë gjithnjë të drejtë. Unë nuk e pashë reagimin e Iskos, por mund të them se, kur dola nga loja, u përpoqa t’ja jepja atij shiritin e kapitenit, por ai nuk pranoi, duke më thënë që t’ja jepja Karvahalit. Unë nuk e kuptova arsyen”.
Marselo është zevendëskapiten dhe me këtë deklaratë të tij ai e rëndoi edhe më shumë pozitën e Iskos.
Sfidanti.al