Benzema për Zidanen: Ai është për mua si vëlla i madh!

Duket se Karim Benzema ka qenë njeriu më i lumtur mbas ardhjes së Zinedin Zidanes edhe një herë tjetër në krye të Realit të Madridit, sepse Zizuja nuk mungonte që ta lavdëronte bashkatdhetarin e tij, ndërkohë që ky i fundit nuk e fsheh kënaqësinë e tij.

“Marrëdhëniet e mia me të (Zidanen) janë të veçanta. Unë jam shumë i lumtur, kur dëgjoi lavdërimet e tij në adresën time”, thotë Benzema, duke vazhduar më tej:

“Ne kemi diçka më shumë se miqësi, unë e quaj atë gati pjesë të familjes sime, por kjo nuk do të thotë se ai nuk më bën mua kritika. Ai është si një vëlla i madh për mua!” Në fakt, Benzema gjatë sezonit të kaluar luajti mjaft mirë, duke shënuar shumë gola, por sezoni ishte katastrofik për Realin e Madridit që nuk fitoi asnjë trofe.

Sfidanti.al