Është efekti “Jo Kristiano” apo diçka tjetër? “Santiago Bernabeu” ishte i mbushur vetëm përgjysmë ndërsa Reali e nisi me fitoren sezonin e ri të ligës spanjolle. Garet Bejl kënaqi publikun, duke u shfaqur si “Ronaldoja i Ri”, por ndoshta uellsiani nuk është ende në atë nivel sa për ta zëvendësuar ish-numrin 7.
Ky Ishte edicioni i tretë radhazi që Bejli shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, tregues i qartë i rëndësisë së tij të veçantë, dhe ndaj Getafes bëri një paraqitje vërtet shumë të mirë. Madrilenët triumfuan 2-0, me golin e parë shënuar nga Karvahal në pjesën e parë, ndonëse nuk luajtën shumë mirë. “Jemi në fillim të sezoni dhe është normale që lojtarët nuk janë në formën më të mirë”, – qetësoi trajneri Lopetegi.
Sfidanti.al