Ndoshta uellsiani do të bëhet edhe një herë çështje në Madrid, dhe tifozët do ta sulmojnë pasi ai u filmua dhe u fotografua duke qeshur ndërsa Reali u mund në Bilbao, duke u eleminuar nga Kupa e Mbretit. Kjo ndodhi kur trajneri Ançeloti ktheu në stol Hazarin, pasi e nxorri fillimisht për të bërë nxemjen, dhe Bejli nisi të qeshte e ndoshta të thoshte diçka ndërsa shoku i skuadrës po vinte që të ulej. Bejl dhe Hazar kanë kaluar një periudhë të vështirë në “Bernabeu”, duke luajtur pak së fundmi e duke pasur dëmtime, ndërsa uellsiani ka pasur probleme edhe me trajnerët, si me Zidanin, por edhe me Karlo Ançelotin.
Sfidanti.al