Sulmuesi 21-vjeçar serb flet si një ballkanas i vërtetë, ndërsa citohet nga mediat elektronike serbe, “B92”. Dushan Vlahoviç, thotë se nuk është aspak i lidhur me paratë, edhe pse rrogën e parë e ka fituar në moshën 15-vjeçare. “Derisa u bëra plotësisht i rritur, paratë i mbanin prindërit, – thotë ai, – dhe kështu duhet të jetë. Edhe tani nuk kam problem për paratë. Më mjaftojnë të kem para për garderobën time dhe për të shkuar me pushime në det”. Sipas mediave italiane, Vlahoviç fiton 7 milionë euro në sezon tek Juventusi, ndërsa “B92” thekson se ai theu rekordin e transferimeve për një lojtar serb. Juventusi do të paguajë për të plot 82 milionë euro, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte i Luka Joviçit për kartonin e të cilit u dhanë 60 milionë euro nga Reali.
Sfidanti.al