Nëse është vërtet kështu, me gjasë që bavarezët do ta marrin mbrojtësin e Danimarkës. Andreas Kristensen është lojtar i Çelsit, kampion i Europës dhe një nga skuadrat më të mira të Premier Ligës, por gjithsesi kur ka “sirena” nga Mynihu është e vështirë të refuzohen. Gazetari Kristian Falk i “Sport Bildit”, Bajerni është përqëndruar tërësisht te Kristenseni, dhe ky është objektivi i vetëm të paktën për momentin. “Plani A i Bajernit është Kristensen, – shkruan Falku, – Rydigeri do të jetë i vështirë për t’u marrë, për Shloterbekun favorit është Dortmundi, ndërsa Ginteri nuk është ende prioritet, edhe pse bavarezët e kanë në vëmendje”. Danezi e ka kartonin 35 milionë euro, por kontrata i përfundon në verë.
Sfidanti.al