Ëndrra e çdo lojtari të rëndësishëm është që të fitojë trofe individualë, dhe kulmi i tyre është Topi i Artë i “Frans Futbollit”. Padyshim që Erling Halandi do ta donte këtë titull të madh, dhe Gerard Pike, e ngacmoi pikërisht me këtë sedrën e norvegjezit. Pikeja, një nga kapitenët e Barcelonës, në këtë moshë që është dëshiron thjesht që të fitojë trofe me ekipin e tij dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse vijnë lojtarë të mëdhenj si Halandi. “Nëse do të isha në vendin e Halandit dhe do të doja të fitoja Topin e Artë, unë nuk do të shkoja në të njëjtën skuadër me Mbapenë”, – shkruajti Pikeja në Tuiter. Logjika është që ai mund të sakrifikohej sepse francezi mund të ishte “violinë kryesore”. Sipas të përditshmes “AS” të Madridit, Halandi është prioritet për Barcelonën, por jo për Realin që është i përqëndruar tek Mbapeja.
Sfidanti.al