Tek Çelsi ka drekë për qejf nga Tuheli dhe drejtoresha Granovskaja

Mediat angleze titulluan me shaka, dhe me thumbim: Jemi për punë, apo jemi për argëtim?! Kjo, pasi trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, dhe ndihmësit e tij, u fotografuan në një restorant londinez duke drekuar me drejtoreshën Marina Granovskaja. Shefja ruse është krahu i djathtë i pronarit Roman Abramoviç, ndërsa në Angli thuhet se ajo ka raport të fortë (pune) me Tuhelin. Çelsi synon këtë muaj të fitojë Kupën e Ligës, dhe po ashtu të ecë përpara në Kupën e Anglisë, ndërsa do të rinisë betejën në Champions. Sa për Premier Ligën, shpresat mbeten, por diferenca nga Man. Siti është tepër e madhe.

Sfidanti.al