Derbi, tek Milani kanë ende shpresë tek Ibra, Tomori dhe Rebiç

Kur flitet për formacionin titullar, këta emra nuk përfshihen dhe nuk ka sesi. Zllatan Ibrahimoviç, Tomori dhe Ante Rebiç janë të dëmtuar dhe sidomos dy të parët kanë pak shanse që të jenë gati për derbin e nesërm kundër Interit në Serinë A. “La Gazeta delo Sport” shkruan se “për Ibrën dhe Tomorin, më shumë është jo sesa po”. Pra, trajneri Pioli duhet të jetë me fat nëse sulmuesi dhe qendërmbrojtësi bëhen gati të paktën për në stol. Edhe sulmuesi tjetër, kroati Ante Rebiç është në rrezik, ndonëse për të jepen më shumë mundësi rikuperimi. Gjithsesi, në qendër të mbrojtjes priten Kalulu e Romanjoli, dhe në sulm do të jetë francezi Olivie Zhiru.

Sfidanti.al