Rud Gulit për Halandin: Shkon tek Siti, Liverpuli ose tek Reali!

Legjenda holandeze jep mendimin e tij për legjendën e ardhshme norvegjeze (nëse do t’ia dalë). Rud Gulit, holandezi “fluturues” i viteve 80-të dhe 90-të deklaron se e sheh më shumë në Angli vazhdimin e karrierës së Erling Halandit. Ish-sulmuesi i Holandës, PSV Ajndhovenit, Milanit apo Sampdorias deklaron se Barcelona dhe Mançester Junajtidi nuk kanë shanse të rëndësishme për ta marrë. Sipas tij, në Spanjë vetëm Reali i Madridit është mundësi për 21-vjeçarin e sulmit, ndërsa në Angli janë favoritë Mançester Siti dhe Liverpuli. “Të kuqtë e Klopit i shkojnë stilit të Halandit, – thotë Gulit, – edhe tek Siti me Guardiolën do të shkonte mirë ndërsa në Spanjë është vetëm Reali”.

Sfidanti.al