Po bëhet gjithnjë e më serioze polemika e Barcelonës dhe Ligës spanjole (LFP) e cila organizon kampionatet profesionistë, pas episodit të ndodhur në ndeshjen Valencia me Barcelonën. Fjalët e presidentit Tebas kanë rënduar shumë klubin katalan, pasi nuk është në nderin e këtij klubi të dëgjojë fjalët: “ Simulim në grup, sa jeni bërë qesharakë”.
Në një notë proteste, Barcelona i kërkon Këshillit Superior te Sportit se janë bërë deklarata të papranueshme dhe të papëlqyeshme nga ana e LFP-së. Barcelona e mësuar të shprehë talentin në fushën e lojës, këtë herë, ka marrë masa që të censurojë publikisht fjalët e presidentit Tebas. “ Një person që nuk ka më besimin e klubit në punën e tij si president i Ligës”.